Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Telekomi akuzon për monopol IPKO-DigitAlb-in, insiston në hetimin nga Autoriteti i Konkurrencës

Ka më shumë se dy vite që Telekomi i Kosovës ka kërkuar hetim nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës lidhur me Marrëveshjen e kompanisë IPKO me DigitAlbin për paketën televizive, por ende nuk ka filluar një hetim për këtë, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë arsye, më 10 mars të këtij viti, Telekomi ka bërë edhe një kërkesë, duke kërkuar riinicimin e rastit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në kërkesën që gazeta ka siguruar, Autoritetit Kosovar të Konkurrencës i kërkohet që të vlerësojë kontratën e nënshkruar në mes të dy subjekteve ekonomike, me pretendimin se kontrata në fjalë i ka tiparet e marrëveshjeve të ndaluara nga Ligji për mbrojtjen e konkurrencës dhe si e tillë “pamundëson konkurrencën e shëndoshë mes operatorëve legalë të licencuar në treg”.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.