Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë se disa këshilltarë politikë të ministrave në kohën e drekës pinë verë deri në 90 euro me para publike.
Këto deklarata Zeka i bëri derisa po shqyrtohej projektligji për kontrollin e brendshëm të financave publike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë ju them me ndërgjegje të plotë se kam informacione nga kamerierët e restoranteve në Prishtinë që këshilltarët e disa ministrave në kohën e drekës pinë verë të kuqe me çmim 90 euro. Unë kam informacion të saktë nga automekanikët në Prishtinë dhe Kosovë që shumë shoferë të ministrave shkojnë marrin fatura gjoja për ndërrimin e gomave të dimrit, po shyqyr që ju nuk i njihni a janë të verës a dimrit, sa unë, edhe nuk rrëshqitni diku me thy qafën”, tha Zeka, përcjell KSP.