Sot në Prishtinë është shënuar 27 vjetori i themelimit të një dege të LDK-së. Në këtë shënim ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa. Ai nga aty e ka për fitoren e partisë që e udhëheq në kryeqytet e në komuna të tjera të vendit.
Për këtë Mustafa ka shkruar në Facebook:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pjesëmarrja masive e qytetarëve në shënimin e përvjetorit të 27-të themelimit të Degës së III në Prishtinë, është dëshmi e primatit politik të LDK-së në kryeqytet dhe në krejt Kosovën.
LDK-ja e konfirmon mbështetjen e qytetarëve me aktivitete publike e nuk i var shpresat në sondazhe të porositura.
Përkrahja për LDK-në buron nga puna, besimi, përkushtimi, programet, orientimi perëndimor, kredibiliteti e vizioni i saj.
Andaj, LDK-ja do t'i fitoj zgjedhjet e sivjetme lokale në Prishtinë, ashtu si në komunat tjera, në mënyrë që t’i vazhdojë projektet e ndërprera gjatë 4 vjetëve të fundit”.