Përmes një komunikate për media, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, njofton se është takuar me kolegun në Qeverinë e Kosovës, ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe se janë zotuar të vazhdojnë angazhimin e pakompromis në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Në njoftim thuhet:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, priti në takim ministrin e Drejtësisë, z. Abelard Tahiri.
Në këtë takim, të dy ministrat u zotuan se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë angazhimin e pa kompromis në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Gjatë këtij takimi u konfirmua se Kosova si anëtare e koalicionit anti-ISIS do të vazhdojë të japë kontributin e saj në të gjitha format me qëllim të pengimit të shtrirjes së kësaj dukurie e cila cenon sigurinë globale.
“Është më se e qartë se luftimi i terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit i cili shpie në terrorizëm, kërkon bashkërendim të aktiviteteve dhe koordinim të ngushtë të të gjithë akterëve institucional dhe jo-qeveritar si dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”, tha ministri Sefaj.
Ministri Sefaj theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një shteti, shoqërie të fortë dhe të qëndrueshme në luftë kundër këtyre dukurive.
Gjithashtu, në këtë takim të dy ministrat biseduan edhe për trajtimin dhe ri-integrimin e shtetasve kosovarë që ishin pjesëmarrës në konfliktet e armatosura jashtë vendit.