Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Beqaj: Të rinjtë janë fuqia më e madhe konkurruese e Kosovës

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj sot ka vizituar “j Coders Akademy”, ku është njoftuar me punën që po bëhet në këtë shkollë të edukimit e në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Më këtë rast, siç njofton kumtesa, Beqaj ka takuar fëmijët që marrin edukimin në fushën e teknologjisë informative, bashkë me pronarët e shkollës, të cilët i ka përgëzuar për punën dhe afinitetin e tyre për teknologjinë dhe inovacionin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Beqaj ka thënë se e ardhmja ekonomike e vendit është rinia e cila dinë mirë sistemin dhe gjuhën e kodimit, si dhe rinia që teknologjinë e fut në sistem ekonomik.

“Ne besojmë se fuqia më e madhe konkurruese janë fëmijët dhe të rinjtë të cilët duhet të edukohen dhe trajnohen mirë dhe të jenë në hap me kohën. Kjo është e ardhmja e zhvillimit të Kosovës, sepse si rrallë vende të botës kemi shumë të rinj të cilët janë të trajnueshëm, të cilët janë të mençur dhe të cilët janë para shumë sfidave që do të ballafaqohen”, tha Beqaj.

Ndërsa pronarja e “j Coders” Arta Shehu e falënderoi Ministrin Beqaj për vizitën e bërë dhe prezantoi punën që bënë shkolla në edukimin e fëmijëve në fushën e teknologjisë informative.

“Qëllimi ynë kryesorë është nxitja e të rinjve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, me qëllim që gjeneratat e reja të punojnë më shumë në krijimin e zgjidhjeve praktike në fushën e teknologjisë. “j Coders” ju ofron fëmijëve plan program i cili i përkrahë në fushën e robotikës dhe në mësimin e gjuhëve programuese, si dhe ndërtimin e aplikacioneve mobile”, tha Ata Shehu, njëra ndër pronarët e “j Coders”.