“Serbia është absolutisht e aftë dhe e gatshme që në çdo moment t’i mbrojë serbët në Kosovë dhe deh të pengojë ndjekjen e re të popullit të vet. Nëse kushdo - në Prishtinë, Bruksel ose në Washington – mendon që me dhunë ta marrë pjesën veriore të krahinës dhe të dëbojë serbët të cilët atje janë shumicë absolute, ai duhet ta dijë se ushtria jonë për tri orë mund të arrijë në Mitrovicën veriore dhe të dalë në urën e Ibrit”!
Këtë e ka thënë për portalin serb informer analisti politiko-ushtarak serb Miroslav Lazanski, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shtabi ynë i përgjithshëm sigurisht që i ka të përpunuar planet për çdo rrezik potencial, prandaj edhe për krizën eventuale në Kosovë. Me këto plane natyrisht se nuk dilet tkurrë në opinion. Jam i sigurt se në çfarëdo rreziku në veriun e krahinës sonë, ushtria jonë do të mund të reagonte për tri, maksimalisht për katër orë! Natyrisht se çdo gjë varet nga vlerësimi i udhëheqjes politike se çfarë është më e përshtatshmja të bëhet në rrethanat e caktuar. Vetë kryetari Vuçiq ka thënë se kurrë askujt nuk do t’i lejojë eksodin e ri të popullit serb. Shqiptarët, pra, e dinë shkëlqyeshëm se me vendin tonë nuk mund të luajnë më pa u dënuara”, ka thënë Lazanski.
Ai ka shtuar se pas vrasjes se Оliver Ivanoviq sërish janë ringjallur idetë që me dhunë të merret veriu, porse Vuçiq, “me vizitën në krahinën tonë jugore” ia ka bërë qartë me dije Prishtinës se këtë skenar mund ta harrojnë.