Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasadori i Italisë ia kujton ministres Hoxha demarkacionin e sundimin e ligjit

Prishtinë, 25 janar - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti sot ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin diskutoi për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues.

Ministrja Hoxha, sipas njoftimit për media, ka theksuar “Institucionet dhe qytetarët mirëpresin vlerësimin objektiv të angazhimit tonë në procesin integrues, tash në shkurt, duke u bërë pjesë e vlerësimit të planit për zgjerim të BE-së me vendet e rajonit tonë, duke saktësuar afatet dhe detyrat që precizojnë rrugën e integrimit të Republikës së Kosovës. Ne kemi edhe vullnet, edhe durim që të gjitha obligimet tona t’i përmbushim”. Ajo ka shtuar se zbatimi i MSA-së mbetet prioritet i vazhdueshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ambasadori, Piero Cristoforo Sardi, theksoi se e ardhmja e rajonit është brenda integrimeve evropiane, duke qenë me të drejta dhe obligime të njëjta dhe vlera euro-atlantike.

Kosova ka dëshmuar se është e gatshme të përballet me sfida. Sigurisht, demarkacioni është çështje kyçe e këtij procesi. Luftimi i korrupsionit, fuqizimi i sundimit të ligjit dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore janë disa nga prioritetet, të cilat duhet të trajtohen dhe të evidentohen me rezultate të dukshme, theksoi ambasadori italian Sardi, duke ofruar mbështetje në këtë proces.