Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas “Kuririt” të Beogradit, Ivanoviq u vra nga dy persona

Oliver Ivanopviqin e vranë dy (persona), ndërsa në veturë po priste së paku edhe një mashkull, shkruan “Kurir” i Beogradit.

Kjo gazetë serbe, e njohur për pikëpamje ekstremist antishqiptare dhe nacionaliste serbe, pohon se vrasësi(t) i Ivanoviqit, liderit serb nga Kosova i vrarë në pjesën veriore të Mitrovicës më 16 janar, ka pasur së paku edhe një ndihmës në veturë. Gazeta po ashtu thekson se janë kontrolluar xhirimet nga 20 kamera të pjesës veriore të Mitrovicës, por që asnjëra s’ka qenë e kthyer në drejtim të pjesës jugore, pra pjesës shqiptare, siç shkuan “Kurir”, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo gazetë, duke u thirrur në burime të afërta me hetimin, pohon se likuidimin e Oliver Ivanoviqit e bënë së paku dy persona. Xhirimet nga rreth 20 kamera në pjesën veriore të Mitrovicës janë parë, por ato në vend se në duart e prokurorit në Mitrovicë vazhdojnë të jenë në Prishtinë, shkruan “Kurir”.

Ajo e cilëson simptomatike si bëhet që asnjëra nga këto kamera nuk ka qenë e kthyer në drejtim të jugut të Mitrovicës, dhe se nga pjesa jugore e komunës, që kontrollohet nga shqiptarët, ende nuk janë dorëzuar xhirimet e kamerave të sigurisë, transmeton Koha.net.

{gallery}