Ruzhdi Shkodra, kryetar i shoqatës “Bashkësia Hebreje Bet Israel Kosova”, duke folur për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit, i tha RTK-së se “Dëshirojmë që dita ndërkombëtare e Holokaustit të shënohet edhe në Kuvendin e Kosovës, për këtë kemi bë kërkesë kaherë, por kjo nuk ka ndodhë ende, shpresojmë se kjo do të ndodhë.”
Shkodra fillimisht foli për ndihmën që shqiptarët i ofruan komunitetit hebre, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shqiptarët ndihmuan afro 2500 hebrenj gjatë luftës dhe këtë pa kompensim, për dallim të disa vendeve që e bënin me pagesë. Kjo duhet të dihet, për fat të mirë për këtë ka shkruar vetë komuniteti hebre”, tha Shkodra.
Në Kosovë, shtoi ai, është një komunitet i vogël hebre. Është bërë mirë që tani me ligj njihet edhe besim fetar i këtij komuniteti.
“Kemi bërë kërkesë për ndërtimin e një sinagoge në Prishtinë. Kjo deri tash nuk ka ndodhur. Besojmë që kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, të ketë parasysh. Nuk kemi kërkesa të mëdha. Shpresoj se do të caktohet një lokacion prej 500 metrave katror për këtë objekt fetar”, tha Shkodra.