Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu: Kryeministri Haradinaj nuk bëri mirë që ia ngriti pagën vetes

Deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu-Kamishit nuk i ka pëlqyer ngritja e pagës që Ramush Haradinaj i ka bërë vetes në muajin e fundit të vitit shkuar, transmeton Koha.net.

“Kryeministri Hradinaj nuk ka bërë mirë që vetes ia ngriti pagën 100 për qind e shërbyesve civilë vetëm 4 për qind. Ky është dallim i madh në paga. Çdo kush aspiron dhe lufton për një mirëqenie. Mua nuk më ka pëlqyer kjo rritje kështu”, tha Kamishi mbrëmë në Interaktiv të KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pagën e vet Haradinaj, nga 1500 euro sa e kishte pasur, e ngriti në 2950 euro. Kryeministri në mbledhjen e Qeverisë, në të njëjtën ditë, ua ngriti pagën edhe ministrave e këshilltarëve të vet.

Haxhiu,për kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili është në koalicionin me PDK-së dhe i nominuar i kësaj partie për kreun Ekzekutivit gjatë fushatës zgjedhore, pa specifikuar, ka thënë se Haradinaj disa punë i ka bërë mirë dhe disa të tjera i ka bërë keq.