Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BIK në Prizren organizon “lutjen e fitores” së Turqisë kundër kurdëve në Siri

Në organizim të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Kryesisë së Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet), në xhaminë Sinan Pasha në Prizren, është kryer “lutja e fitores” në mbështetje të ushtarëve që marrin pjesë në operacionin “Dega e Ullirit”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Lutja e fitores” është kryer pas namazit të jacisë me leximin e sures El-Feth'.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qytetarë të Prizrenit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe ushtarët turq në Kosovë, pas leximit të Kur'anit janë lutur për ushtarët që të arrijnë fitore në operacionin e nisur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK).

Programi është udhëhequr nga Mustafa Tombaş, i cili është përfaqësues i Diyanetit dhe imam në xhaminë Sinan Pasha të Prizrenit.

Në këtë program ku kanë marrë pjesë edhe gratë, ka qenë prezente edhe ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç dhe konsullja e përgjithshme e Turqisë në Prizren, Eylem Altunya.

Operacioni “Dega e Ullirit”, i cili është në ditën e pestë dhe realizohet në Afrin të Sirisë, është nisur nga Forcat e Armatosura të Turqisë.