Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjuriq ankohet: Serbia pa asnjë informatë të re për vrasjen e Ivanoviqit

Drejtori i i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se as pas shtatë ditësh nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, organet serbe të drejtësisë nuk kanë marrë asnjë informatë të re për këtë, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se rezultatet konkrete të hetimeve janë mënyra e vetme për të shkuar përpara në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Serbisë nuk i është dërguar asnjë informatë e re për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe ne edhe më tej kërkojmë që organet serbe të përfshihen në hetime”, ka thënë për radio Beogradin Gjuriq.

Ai ka shtuar se për këtë rast janë angazhuar më shumë njerëz në Serbi se sa në Kosovë.

Sipas tij, atentati është bërë një vit pas obstruksioneve të palës shqiptare për vazhdimin e dialogut të Brukselit.