Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Cilat aparatura mungojnë në hematologjinë e Klinikës e Pediatrisë

Staf të kualifikuar dhe të mjaftueshëm ka hematologjia në Klinikën e Pediatrisë, por jo edhe mjete dhe aparaturë të nevojshme, përmes së cilës do të bëhej diagnostikimi dhe trajtimi i fëmijëve të sëmurë me leukemi, raporton KTV.

Andaj shumicën e rasteve prindërit detyrohen të gjejnë mënyra për të shëruar fëmijët e tyre jashtë vendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mjekët hematologë po kërkojnë që buxheti për këtë pajisje të rritet më shumë, në mënyrë që të mund të kryejnë punën e tyre siç duhet.

Rritje të buxhetit po kërkon edhe kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Besa Baftiu, por sërish nuk do të zgjidhej problemi në tërësi.

Baftiu thotë se trajtimin e plotë, i cili zgjat dy vjet, për fëmijët e sëmurë me leukemi, e pengon edhe mungesa e Ligjit për Transplantim.

Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë vitit 2016, 50 pacientë kanë marrë ndihmë nga ministria në vlerë totale prej 2.5 milionë euro. Ndërkaq, gjatë vitit 2017, kanë aplikuar 61 raste, për të cilët janë ndarë katër milionë euro.