Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pse PDK s’i komenton thyerjet partiake në Skenderaj

Partia Demokratike e Kosovës në qendër nuk i ka komentuar thyerjet që janë shfaqur në një nga degët kryesore të saj, në Skenderaj, raporton KTV.

Pas vendimit të kryetarit të degës së PDK-së, Sami Lushtaku, që ta shkarkojë Bekim Haxhiun nga pozita e nënkryetarit, Kohavisioni nuk ka arritur të marrë një qëndrim zyrtar nga Qendra e PDK-së në Prishtinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I kontaktuar me telefon, Blerand Stavileci, anëtar i kryesisë, ka thënë se nuk ka shumë njohuri rreth kësaj ngjarjeje.

Por Haxhiu, i cili sipas Lushtakut, është personi që e ka përçarë PDK-në në Skenderaj, thotë se ky vendim nuk është i zbatueshëm.

Haxhiu tutje thotë se Sami Lushtaku ka tentuar hakmarrje ndaj asamblistëve, të cilët kanë përkrahur dhe po e mbështesin kreun e Skenderajt, Bekim Jashari.

Sipas tij, Lushtaku ka tentuar të pastrojë terrenin, që i biri i tij, Mërgimi, ta pasojë atë në pozitën e kryetarit të kësaj dege, pasi që PDK-ja është duke u përgatitur për zgjedhje në degët e saj. KTV-ja ka provuar që të kontaktojë Sami Lushtakun por ka qenë i pamundur komunikimi me të.

Jozyrtarisht, Kohavisioni mëson se krisjet në degën e PDK-së në Skenderaj kanë nisur gjatë zgjedhjeve lokale dhe pikënisje kanë qenë mosmarrëveshjet mes kushërinjve Sami e Nuredin Lushtaku.