Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Specialja mban gjallë mospajtimet e lidershipit kosovar me ata evropianë

Shfuqizimi i Speciales dhe Demarkacioni me Malin e Zi sërish ngjall mospajtime mes lidershipit kosovar me ata evropianë, raporton KTV.

Duke iu përgjigjur shefes së BE-së në Prishtinë, kryeministri ka thënë se ekzekutivi kosovar nuk iu jep llogari ambasadorëve për vendimet që merr dhe se lënda për Gjykatën Speciale do të procedohet brenda afatit kohor në Kuvend.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në vizitën që bëri në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, kryeministri Haradinaj pati edhe një porosi për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Tha se është i habitur se pse demarkacioni nuk është votuar pro ose kundër në Kuvend.

Kreu i ekzekutivit ka ripërsëritur se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë. Ndërsa për reduktimet me energji elektrike, ka fajësuar KEK-un dhe KEDS-in.

Ai shtoi se janë duke e përcjellë nga afër këtë çka po ndodh dhe tha se dikush po gënjen.

E Ministri Valdrin Lluka, tha se fokusi i tyre mbetet zhvillimi i sektorit energjetik dhe hapja e disa minierave, me qëllim të shtimit të aktivitetit ekonomik në këtë fushë.