Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren të mërkurën ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me agjencinë turke “AYT CAREER” dhe agjencinë “Alba Berisha Consulting” në Prishtinë për realizimin e punës profesionale praktike për studentët e UPZ-së në formë të punësimit sezonal në Turqi, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar rektori i UPZ-së, Ramë Vataj, Hakan Bahadir Sert nga kompania turke dhe Albana Berisha nga kompania kosovare, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me këtë rast është bërë prezantimi i mundësive për punë, ku kanë marrë pjesë kryetari i Parlamentit Studentor, Arianit Berisha dhe vartësit e tij studentë në Parlamentin Studentor dhe në njësitë akademike. Rektori Vataj e vlerësoi lartë arritjen e kësaj marrëveshje duke theksuar se kjo është një mundësi e mirë për studentët e UPZ-së që të punojnë në punë sezonale”, thuhet në komunikatë.
Ditëve në vijim do të publikohet konkursi për aplikim ku do të mësohen detaje e aplikimit.