Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi një vizitë pune në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, me ç’rast u prit nga ministri Valdrin Lluka.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se gjatë kësaj vizite, kryeministri u takua edhe me drejtorët e departamenteve dhe me përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike. Ai ka thënë se nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Haradinaj është përgjigjur në interesimin e mediave për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke theksuar se gjendja në energji është stabile, duke përsëritur se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë dhe se rritja nuk është në plan”, thuhet në komunikatë.
Duke e konsideruar këtë takim të frytshëm, Haradinaj tha se me ministrin Lluka janë në punë të vazhdueshme për zgjidhjen dhe tejkalimin e sfidave, edhe pse nuk është i lehtë ballafaqimi me gjendjen në energji dhe implikimet që ndërlidhen me këtë fushë.
“Konstatojmë se tani e kemi kaluar periudhën kritike. Kemi hapur shumë tema të rëndësishme për vendin, siç janë minierat, mineralet, impiantet e ujërave të zeza që së bashku me ministritë, komunat, kompanitë rajonale të ujërave dhe me qeveritë e vendeve të huaja, po kalojmë në etapën kur jo vetëm do të sjellim lajme të reja, por efektet do të ndjehen në jetën e përditshme të qytetarëve”, tha Haradinaj.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se është diskutuar për krijimin e vlerave të reja të projekteve ekonomike në vend për të gjeneruar zhvillim ekonomik dhe vende të reja të punës, për zhvillimin e sektorit energjetik, sektorin e minierave, “Trepçën”, si dhe për mundësinë e investimeve të huaja në Kosovë.