Tiranë, 24 janar - Rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të paraqitet me një ofertë të përbashkët turistike,veçanërisht për vendet e largëta, të kontinenteve përtej Europës.
Kjo u dakordësua në takimin mes ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit serb, Rasim Ljajiq, në kuadër të vizitës zyrtare që ministri Klosi zhvilloi në Beograd, bën të ditur ATSH.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë takimin midis ministrit shqiptar të turizmit dhe atij serb, u ra dakord që palët të nënshkruajnë një marrëveshje mbi bashkëpunimin në fushën e turizmit, e cila do të jetë baza për paraqitjen e përbashkët në tregjet e treta.
Dy homologët diskutuan edhe për mbajtjen e një takimi në Tiranë të ministrave përgjegjës për turizmin në pranverë, për një sezon turistik më të pasur.
Diskutimi i ofertës së përbashkët turistike me ministrin serb, vjen pas takimeve të veçanta, me të njëjtën tematikë, që ministri Blendi Klosi ka pasur me homologët e vendeve të tjera në rajon, Kosovë, Maqedoni, Kroaci e Mali i Zi.