Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ZRRE kërkon nga KESCO furnizim të rrymës pa reduktime

Zyra e Rregullatorit për Energji ka kërkuar nga KESCO që të bëjë furnizimin e rregullt me energji elektrike pa pasur reduktime.

“Sipas informatave të ditëve të fundit, të pranuara nëpërmjet ankesave nga konsumatorët, raportimeve të mediave të shkruara dhe elektronike, është vërejtur se Operatori i Furnizimit me Energji (KESCO) është duke aplikuar reduktime të energjisë elektrike në lokalitete të ndryshme në vend”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“ZRRE ka reaguar menjëherë, duke dërguar shkresë zyrtare tek KESCO përmes të cilës ka kërkuar nga ajo furnizim të rregullt me energji elektrike dhe ndërprerje të menjëhershme të reduktimeve përveç në rastet kur rrezikohet siguria e sistemit. ZRRE kërkon edhe njëherë nga të licencuarit që të angazhohen maksimalisht për mbarëvajtjen e operimit të sistemit, dhe furnizim të rregullt me energji elektrike”, thuhet në njoftim.