Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Tiranë ku ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik të organizuar nga Scan Media Grup.
Në panelin me presidentit e Shqipërisë, Ilir Meta, zëvendëskryeministren Senida Mesi dhe personalitete të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë, Hoxhaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHoxhaj tha se viti 2018 duhet ta bëjë të qartë rrugën e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe theksoi se strategjia e re për zgjerim duhet të japë korniza kohore për të gjitha shtetet pa dallim.
“Stabiliteti politik dhe bashkëpunimi mes shteteve është kyç për zhvillimin ekonomik të rajonit. Viti 2018 duhet të jetë vit ku rruga drejt Bashkimit Evropian qartësohet për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Është një lajm i mirë hartimi i strategjisë së re për zgjerim të BE-së, dhe presim që e njëjta të japë korniza kohore për Kosovën dhe për secilin shtet të Ballkanit, dhe pasqyrë të qartë për hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj ka zhvilluar takim edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në rajon, si dhe në lidhje me perspektivën evropiane të rajonit.