Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krejt çfarë tha Kurti si kryetar i rizgjedhur i Vetëvendosje

Albin Kurti është kthyer të martën si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka folur para gazetarëve, në kohën kur komisioni zgjedhor e ka shpallur përfundimisht në pozitën e të parit të partisë së tij, raporton KTV.

Ka folur për dorëheqjet e më shumë se 10 zyrtarëve të partisë së tij, të cilat nuk ka pranuar t’i quajë ndarje e Vetëvendosjes por dorëheqje e aktivistëve të zellshëm nga përgjegjësi të larta zyrtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I pyetur për gjuhën që aktivistët e partisë së tij po e përdorin ndaj njëri-tjetrit, veçanërisht në rrjete sociale, Kurti ka thënë se ai nuk ka dorë të hekurt që t’i ndalë ata.

Kur është pyetur për marrëdhënien e tij me ish-sekretarin Daradan Molliqaj, ka thënë se janë deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Albin Kurti, që është zgjedhur kryetar me rreth 34 për qind të votave të anëtarëve të përgjithshëm të Vetëvendosjes, ka mohuar se aty e thërrasin “komandant” ose “babë”.