Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj pohon se ende s’ka nismë për shfuqizim të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveria akoma s’ka marrë zyrtarisht shkresën nga Kryesia e Kuvendit lidhur me nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Formalisht jo. Ende zyrtarisht s’kemi marrë shkresën. Sekretariati i Kuvendit e dërgon. Ne nuk e dijmë as përmbajtjen. Qeveria kur merr kërkesë të tillë duhet të japë mendim. Bazuar në atë mendim, Qeveria ia kalon mendimin Parlamentit. Në këtë rast vendimi i Qeverisë nuk është fort i vlefshëm, sepse ky është mocion që buron prej Parlamentit”, ka thënë Haradinaj gjatë vizitës që i bëri sot Komunës së Ferizajt, transmeton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, pas mbledhjes së kryesisë të hënën, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se me 25 janar do të jetë vazhdimi i seancës dhe menjëherë pas saj seanca e re parlamentare.