Me 6 vota për dhe 2 abstenim komisioni për Arsim është pajtuar që emrat e anëtarëve të rinj të bordit të AKA-së t’i dërgojë në Kuvend për ratifikim por me disa vërejtje. Sipas deputetit Ismajl Kurteshi vërejtjet janë se pse shumica e anëtarëve nuk janë të profilizuar në fushën e arsimit dhe pse Ministri nuk i ka bërë të qarta arsyet e shkarkimeve të anëtarëve te kaluar.
Emrat e propozuar janë:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazmend Luboteni, kryetar
Rozafa Koliqi Lila, nënkryetare
Anëtarë vendorë:
Berim Ramosaj,
Arben Qirezi,
Ilir Doçi, dhe
Dukagjin Zeka
Komisioni për arsim i shqetësuar se universitetet private regjistrojnë studentë pas afatit ligjor
Ka filluar mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi.
Pika kryesore e rendit të ditës do të jetë vendimi i Qeverisë, për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka htënë se do të diskutohet me Ministrinë e Arsimit për ligjin për arsimin e lartë.
“Shqetësimi im ka qenë që sado që afati i përcaktuar për regjistrim të studentëve ka përfunduar, institucionet private ende bëjnë thirrje se studentët mund të regjistrohen”, ka thënë ajo.
Për Plotësim të planit të punës së komisionit ,Arbërie Nagavci ka propozuar që të caktohen prioritet e komisionit se në cilat pjesë të këtij sektori të merren më shumë, por gjithashtu ajo ka kërkuar më shumë vëmendje për arsimin fillor.
Teuta Haxhiu ndërkaq ka thënë se duhet raportohet se sa janë duke u respektuar të gjitha rekomandimet e dala nga komisioni për ligjet e caktuara të miratuara.
Ismajl Kurteshi ka propozuar se është i nevojshëm monitorimi i ligjit për sponzorimin në fushën e kulturës dhe rinisë e sportit e që, sipas tij, me informatat që ka ligji nuk po aprovohet ndaj ka kërkuar që të futet në planin e punës sponzorizimi i këtij ligji dhe të formohet një grup punues që mbikëqyr implantimin e këtij ligji.
“Ne si komision duhet të dimë se sa është implementuar ky ligj dhe grupi punues që merret me këtë punë të tregojë për pasojat e këtij ligji”, ka thënë ai.
Propozimi i tretë, sipas Kurteshit, lidhet me atë që siç tha Arbërie Nagavci që arsimi parashkollorë nuk po përfillet sa duhet dhe kjo duhet të ndryshojë pasi kjo pjesë e arsimit po konsiderohet si i rëndësishëm për fëmijët.
Nezir Çoçaj ka thënë se është mirë që të formohen të gjitha grupet punuese deri në muajin shkurt.