Tiranë, 23 janar /- Asambleja e Anëtarëve të Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), zgjodhi Silvio Pedrazzi, drejtor i përgjithshëm i Intesa Sanpaolo Bank Albania, si kryetar të Shoqatës së saj dhe Adela Leka, drejtuese e Drejtorisë Ekzekutive, ProCredit Bank Albania, si nënkryetare të AAB-s.
Kryetari i ri i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Pedrazzi zëvendëson në këtë funksion Periklis Drougkas, drejtor i përgjithshëm i Alpha Bank Albania.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAAB në një njoftim për shtyp bën të ditur se, Asambleja e Anëtarëve të Shoqatës Shqiptare të Bankave në mbledhjen e radhës, zgjodhi edhe dy anëtarë të Bordit Drejtues të saj të cilët janë Maltin Korkuti, drejtor i Përgjithshëm, Credins Bank dhe Adela Leka, drejtuese e Drejtorisë Ekzekutive, ProCredit Bank Albania.
Kryetari i ri i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Pedrazzi u emërua drejtor i përgjithshëm ekzekutiv dhe anëtar i Bordit të Intesa Sanpaolo Bank Albania më 1 tetor 2013. Para emërimit në këtë pozicion ai ka qenë drejtor i Commonwealth of Independent States (CIS) & South Mediterranean Area, përgjegjës për të koordinuar filiale të vendosura në Federatën Ruse, Ukrainë dhe Egjipt.
Ai e filloi karrierën e tij në sektorin bankar në vitin 1978 duke punuar në disa banka të kursimeve italiane dhe iu bashkua Intesa Sanpaolo Group në vitin 2000. Në Itali, mbajti pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Cassa di Risparmio di Spoleto dhe të Cassa di Risparmio di Ascoli Piceno. Në vitin 2006 u emërua zëvendës kryetari i parë i Bordit Drejtues të Bankës Intesa Beograd (Serbi) dhe në vitin 2008 u zgjodh Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Pravex-Bank (Ukrainë).
Përveç punës për Grupit Intesa Sanpaolo, ai është i përfshirë në mënyrë aktive në shoqatat kryesore si vijon:
Kryetari i Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Shqipëri (FIAA)
Zëvendës Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB)
Anëtar Bordi i Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri
Anëtar i Bordit të Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve në Shqipëri (AIDA).