Profesori i Universitetit Johnes Hopkins të Washingtonit, Edward P. Joseph, duke analizuar rastin e vrasjes së liderit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, përmes një teksti të botuar në Foreign Policy me titull “Vrasja mund të jetë pikërisht ajo për të cilën ka pasur nevojë Kosova”. Ai Ivanoviqin e quan lider shumëvjeçar të komunitetit serb në Kosovë dhe thekson se atentatin ndaj tij e kanë kryer “me siguri elementë të fuqishëm kriminalë” të cilë, siç është shprehur ai, vlojnë “në veri, ku nuk sundon ligji”, transmeton Koha.net.
Sipas këtij profesori amerikan, kjo tragjedi “do të mund të ishte nxitje për një paqe të qëndrueshme në Kosovë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç është shprehur ai, Beogradi edhe më tutje me kokëfortësi ushqen iluzionin se mund të shkëpusë veriun “nga ish-krahina e tij e ndarë”.
Serbia dhe rajoni, ka thënë ai, janë pengje të këtij iluzioni, njëherësh i hap dyert për Rusinë për të shmangur Serbinë nga përpjekjet për afrim me Bashkimin Europian.
“Edhe ky iluzion për Kosovën ka çuar në vrasjen e Ivanoviqit”, thotë Joseph, i cili pasi rikujton gjenezën e problemit të Kosovës që nga vitit 1999, thekson se Beogradi insiston për Bashkësinë (Asociacionin” e komunave serbe, ndërsa shqiptarët druajnë se kjo është vetëm mënyrë për shkëputjen e pjesës veriore të Kosovës, transmeton Koha.net.
ët e Kosovës, shton Joseph, janë “partnerë” të Serbisë në po këtë iluzion.
“Partitë shqiptare, duke refuzuar të shqyrtojnë se shqiptarët do të kenë mundur të kryejnë krime mbi serbët, vazhdojnë ta kundërshtojnë gjykatën speciale për krime lufte të themeluar së voni. Përveç kësaj, partia më e madhe në Parlamentin e Kosovës, Vetëvendosje, mbron me ngulm bashkimin me Shqipërinë”, thekson Joseph.
Ai njëherësh tërheq vërejtjen se ndarja eventuale e Kosovës automatikisht do të nxiste pretendimet secesioniste të serbëve e të kroatëve në Bosnjë e Hercegovinë, transmeton Koha.net..
“Vrasja e Ivanoviqit është rast që përfundimisht të shembet ai iluzion tërheqës, por i rrezikshëm, për ndarjen e territorit”, vlerëson Joseph.
Ai mendon se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk munden vetëm ta arrijnë kompromisin.
“Nuk do të munden ta bëjnë këtë as Bashkimi Europian, të cilit shqiptarët nuk i besojnë, kurse serbët nuk e vlerësojnë”, thekson profesori i Washingtonit, dhe pohon se “vetëm SHBA ka forcën të bëjë bashkë Brukselin, Beogradin dhe Prishtinën rreth marrëveshjes që i bën të mundur Kosovës të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara dhe në në organizatat e tjera ndërkombëtare, e në të njëjtën kohë t’i lejohet Serbisë të shkojë përpara drejt anëtarësimit në BE”.
Wuashingtoni nuk mund t’ia lejojë më vetes që çështjen e Kosovës t’ua dorëzojë eurpoianëve si “nënkontraktojë”, duke pasur parasysh “kërcënimin rus”, ka shkruar ai.