Xhevdet Hyseni, kryetar i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit, në “Ditën e Hotelerisë”, tregoi për gala mbrëmjen e hotelierëve dhe gastronomëve, që mbahet më 25 janar në Gjakovë dhe festivalin e turizmit që do të mbahet, për herë të parë, nga 25 deri 30 maj të këtij viti në Prishtinë.
Sipas tij, hoteleria në Kosovë është mirë e zhvilluar, ku ka objekte shumë të mira, por mungon kuadri për hoteleri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mungojnë shkollat për hoteleri, mungon puna praktike, pagat nuk janë sa duhet. Shoqata jonë mban trajnime brenda dhe jashtë vendit në objektet e hoteliere”, tha ai në një intervistë për televizionin publik.
Hoteleve të gastronomisë në Kosovë, sipas tij, i mungojnë 10 mijë kamarierë profesionistë.
“Një kamerier profesionist nuk do të duhej të ankohej për rrogë. Kërkohen kamerierë profesionistë e jo ndonjë jurist a ekonomist që mendojnë të punojnë si kamarierë vetëm përkohësisht. Nevoja për kamarierë ka i tërë rajonin, sidomos gjatë verës, kur katërfishohet kërkesa për ta”, tha ai.