Beogradi është i përkushtuar për dialogun me Prishtinën, por bisedimet do të vazhdojnë vetëm pasi pala serbe të marrë informacione konkrete lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Gjatë një takimi me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha se presin që autoritetet kosovare të identifikojnë dhe ndjekin penalisht personat përgjegjës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vrasja e Ivanoviqit përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha Daçiq, duke theksuar në të njëjtën kohë se anëtarësimi i plotë në BE mbetet prioritet absolut i politikës së jashtme serbe.
Por, në një intervistë për radiotelevizionin e Vojvodinës, kryediplomati serb i quajti jo realiste pritshmëritë e shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn lidhur me Kosovën.
“Nëse ata presin që ne ta njohim pavarësinë në vitin 2018, besojnë në përralla”, ishte komenti i Daçiçit.