Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka deklaruar sot në Bruksel se Greqia dhe Shqipëria kanë bërë hapa të mëdhenj në bisedimet për çështjet dypalëshe të zhvilluara këtë fundjavë në qytetin e Korçës.
Kotzias ka theksuar se ka informuar kolegët e Bashkimit Europian që janë tepër të interesuar për ecurinë e Shqipërisë, për takimin e Korçës si dhe atë të Kretës, duke i cilësuar negociatat si të suksesshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ramë dakord për çështje për të cilat kishte mosmarrëveshje dhe ishin të pazgjidhura për 70 vjet dhe kjo ka sjellë edhe si rezultat takimin që do të kenë në Samitin e Davosit të Zvicrës pasnesër kryeministrat Tsipras dhe Rama”, ka thënë Kotzias, përcjell Top Channel.
Ai deklaroi se e vlerëson shumë faktin që më në fund qeveria shqiptare vazhdon me hapa të guximshme për të përmbushur ato për të cilat është rënë dakord, ashtu siç duhet të bëjë edhe pala greke.