Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHBA premton mbështetje për njohje dhe anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar agjendën e ngjeshur të vizitës në Washington, duke takuar zyrtarë të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, njofton kumtesa ministrore, transmeton koha.net.

Pas takimeve me kongresistë dhe senatorë, Hoxhaj ka takuar Hoyt Yee, Zëvendës Asistenti i Sekretarit Amerikan të Shtetit, me të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve, si dhe mbështetjen për njohje dhe anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hoxhaj ka thënë se SHBA mbetet mbështetës kryesor i Kosovës në proceset e integrimeve euro-atlantike, ndërsa ka theksuar se ka potencial për bashkëpunim edhe në fusha të reja të interesit të përbashkët.

“Kemi biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, mbështetjen e pa rezervë të SHBA-së për njohje të reja për Kosovën, anëtarësim në organizata ndërkombëtare si dhe zhvillimet më të fundit në rajon. SHBA-ja mbetet mbështetës dhe pikë reference për Kosovën kudo në botë dhe kjo marrëdhënie do të vazhdojë edhe në shumë fusha të tjera ende të pa-eksploruara”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj do të vazhdojë me takime në Kongres ditët e ardhshme dhe do të marrë pjesë në takimin vjetor të koalicionit Anti-ISIS.