Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lekaj e Gjini bisedojnë për projektet e përbashkëta

Ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj ka pritur kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjakovës dhe kësaj ministrie.

Lekaj tha se edhe Gjakova, sikurse të gjitha komunat tjera, do të ndihmohet në projektet e saja, për aq sa ka mundësi buxhetore dhe ligjore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjini ka falënderuar Lekajn për gatishmërinë e treguar që t’i mbështesë projektet e komunave, sidomos ato projekte ku qytetarëve të vendit u ofrohet zgjidhje adekuate dhe e nevojshme infrastrukturore.

Ministri Lekaj dhe kryetari Gjini kanë diskutuar dhe janë dakorduar edhe për përfundimin e disa projekteve që kanë mbetur të papërfunduara në Komunën e Gjakovës.​