Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shutanovac: Vuçiq vazhdon t’i shënjestrojë njerëzit

Lideri i DS, Dragan Shutanovac, vlerësoi se me kërcënimin e redaktorit të agjencisë “Beta”, Dragan Janjiq, Aleksandar Vuçiq vazhdon t’i shënjestrojë njerëzit.

“Është shqetësuese kërcënimi ndaj Dragan Jnajiqit dhe Sllavisha Lekiqit (kryetar NUNS-it, Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë), opozitës dhe gjithë njerëzve të cilët kuptojnë kohën në të cilën jetojmë, se kanë guximin të shfaqin qëndrimet e tyre ndaj krejt asaj çfarë Vuçiq dhe suita e tij ka bërë ndaj Oliver Ivanoviqit, para pak muajsh, transmeton RTK raportimin e medieve të Beogradit. Sot dëshmohet fare qartë se asnjë kërcënim nuk kalon krejt padëmshëm, dhe pikërisht këto kërcënime vijnë duke u shtuar dhe deklarata e Vuçiqit është institucionalizim i urrejtjes ndaj gjithë atyre që nuk janë pjesë e regjimit”, deklaroi Shutanovac, njoftojnë mediet serbe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tutje, Shutanovac shtoi se “kjo qeveri do të ekzistojë derisa të prodhojë armiq dhe pikërisht për këtë është përgjegjëse, për atmosferën që ka krijuar e që kërkon viktimën e radhës ndaj Aleksandar Vuçiqit personalisht, ndërkohë që kjo periudhë e errët do të mbahet në mend vetëm për dhunën, për shfaqje e sulme të orkestruara”.

Ndërkaq, për Shutanovac, detyrë parësore e partisë së tij është lirimin e institucioneve nga veprimet të cilat janë të orkestruara e të dirigjuara sipas dëshirës së individit, prandaj kjo parti nuk do të ndalet së angazhuari.

“Ftojmë organet gjegjëse të reagojnë në mbrojtjen e Dragan Janjiqit e Sllavisha Lekiqit dhe gjithë atyre që ndihen të rrezikuar, ngase reagimi institucional është mënyra e vetme që të ruhet nderi i institucioneve dhe gjithë njerëzve të ndershëm që punojnë aty”, shtoi Shutanovac.

Shoqata e Gazetarëve të Pavarur e Serbisë (NUNS), deklaroi se disa individ kanë linçuar Dragan Janjiqin, i cili është njëherësh edhe nënkryetar i kësaj Shoqate.

Bëhet e ditur se shkak për kërcënim ishte deklarata e Janjiqit lidhur me vrasjen e Olliver Ivanoviqit, i cili kishte thënë se ai ishte vrarë për motive politike.