Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ATK thërret qytetarët të aplikojnë për rimbursim të kuponave fiskalë

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar të gjithë qytetarët se kanë mbetur edhe pak ditë deri në përmbylljen e afatit të aplikimit për rimbursim nga kuponët fiskal.

Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal përtre mujorin e katërt të vitit 2017, ka filluar nga data 01 janar 2018 dhe vazhdon deri më 31 janar 2018.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Deri më sot numri i qytetarëve të cilët kanë aplikuar është 39,746 që në krahasim me periudhën e kaluar kemi numër më të madh. Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës ëëë.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit. Fituesit potencial do të rimbursohen me dhjetë përqind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro (100 €). Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro “, thuhet në komunikatë.