Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk e di se si do të veprojnë me iniciativën e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale të cilën kryesia e Kuvendit ia dërgoi sot Qeverisë së Kosovës.
Sipas tij, ende nuk e di se si të veprojë, pasi që ende nuk e kanë marrë materialin dhe nuk e dinë se çka përmban, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Është praktikë kjo procedurë, ne ende nuk e kemi marrë zyrtarisht shkresën dhe nuk e dimë çka përmban shkresa ose materiali i drejtuar. Por, ekzistojnë marrëdhëniet standard qeveria është e respektueshme ndaj parlamentit dhe e respekton çdo kërkesë, çdo procedurë. Nuk di si të iu them, si do të veprojmë për shkak se ende nuk e kemi marrë dhe nuk e dimë çka përmban kërkesa", tha ai.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që iniciativën e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale ta dërgojë në Qeveri.