Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjuriq: Serbët nga Kosova më së shumti i besojnë Vuçiqit

Nënkryetari i partisë serbe SNS, Marko Gjuriq, deklaroi të martën në Leposaviq se serbët e Kosovës më së shumti mbështetin dhe i besojnë kandidatit presidencial Aleksandar Vuçiq.

“Duke dalë në zgjedhje për president të Serbisë dhe duke i dhënë mbështetje Vuçiqit kemi për obligim që t’i japim impuls të fuqishëm luftës për mbijetesën e institucioneve tona, krijimin e parakushteve në gjithë Serbinë që Serbia të mund të vazhdojë të ndihmojë serbët në Kosovë, gjë të cilën edhe ashtu e ka bërë deri më tash”, tha Gjuriq në Komitetin e SNS për Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo