Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

EdGuard kërkon të rishikohet vendimi i MASHT-it mbi Udhëzimin për njohjen e platformave ndërkombëtare

Instituti për Studime në Edukim në Prishtinë [EdGuard], ka reaguar pas vendimit që MASHT-i ka nxjerr Udhëzimin për parimet e njohjes së platformave dhe revistave ndërkombëtare.

Kujtojmë se Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ 01/2018 për Parimet e njohjes së platformave dhe revistave ndërkombëtare me recension.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por Instituti EdGuard, përmes një komunikate ka thënë se e konsideron shqetësuese dhe të domosdoshme për t’u rishikuar Udhëzimi Administrativ 01/2018 të lëshuar nga MASHT mbi parimet e njohjes së platformave dhe revistave ndërkombëtarë me recesion. Përkundër që kjo iniciativë mund të ketë qëllim të mirë, nenet nga ky udhëzim përkundrazi nxisin për shpërdorime me publikimet në këto platforma dhe revista.

“Të deleguarit në përcaktimin të platformave dhe revistave tek senati, këshillet e fakulteteve dhe departamentet janë të papranueshme dhe paraqesin potencial të madh për shpërdorime. Përkundër që udhëzimi thirret në miratim të revistave të propozuara nga Senati, është e pakuptimtë dhe jo e pritur që senati të jetë në gjendje të vlerësoj profesionalisht qindra kërkesa të profileve të ndryshme për publikime, hiq faktin dhe shqetësimin për përfshirje të interesave të grupeve të ndryshme në vendimet e senatit”, thuhet në reagim.

Tutje thuhet se koeficientit prej 0.85, 0.75 dhe 0.50 të platformave dhe revistave për tu përcaktuar nga senati, këshillet e fakulteteve dhe departamentet, nënkupton që po të njëjtat me shumë lehtësi mund të tejkalojnë çfarëdo publikimi në platformat e data bazave me renome me koeficientin 1, të përcaktuara nga neni3, pika 1.

“Është e rëndësishme të kuptohet që përtej platformave të përcaktuara nga neni 3, pika 1, ka shumë të tjera të drejtimeve specifike që në akademi kanë peshë të njëjtë, dhe që detyrimisht do të pikëzohen më pak. Instituti EdGuard vlerëson që të kaluarit nga një dispozitë ligjore statutare në shkallëzim të përgjegjësive nuk paraqet zgjidhje të problemit me publikime në universitet. Shqetësimi jonë ngelet tek mungesa e llogaridhënies dhe kredibilitetit të komisioneve dhe organeve përgjegjëse”, përfundon reagimi.

Ndërkohë kujtojm se edhe Prorektorja e UP-së, Myrvete Badivuku, e cila javën e kaluar ka qenë e ftuar në “Express Intervistën” në KTV, ka treguar se askush nga menaxhmenti i UP-së nuk është konsultuar nga Ministria e Arsimit për dokumentin me të cilin do të avancohet stafi i institucionit më të lartë të arsimit publik në vend.