Në Xhaminë e Murat Pashës në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, sot është kryer "lutja e fitores" për ushtarët që marrin pjesë në operacionin "Dega e Ullirit" i nisur nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në rajonin Afrin të Sirisë, për të neutralizuar terroristët anëtarë të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it.
Për fitoren e operacionit ndërkufitar para namazit të jacisë në xhaminë e Murat Pashës është lexuar surja El-Fet'h, ku dhe pas leximit të Kur'anit, besimtarët në xhami nën udhëheqjen e imamëve duke hapur duart drejt nga qielli kanë kryer lutje, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa programi është udhëhequr nga Këshilltari për Çështje Fetare pranë ambasadës së Turqisë, Murat Alkan.
Në programin të cilën kanë marrë pjesë edhe gratë, ka qenë prezente edhe ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara.
Pas leximit të Kur'anit dhe lutjeve të bëra, besimtarët myslimanë kanë falur namazin e jacisë.