Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

CNVP-ja ndihmon në menaxhimin e pylltarisë në Kosovë

Organizata holandeze me mision në Kosovë “Lidhim Vlerat e Natyrës me Njerëzit” (Connecting Natural Values & People)- CNVP, përmes një komunikate për shtyp për nder të 21 Marsit - Ditës Botërore të Pyjeve, ka bërë të ditur se kjo organizatë, përmes shumë projekteve, është duke punuar në sensibilizimin dhe vetëdijesimin e fermerëve kosovarë në përdorimin e praktikave më të qëndrueshme për menaxhimin më të mirë të pylltarisë private dhe publike në Kosovë.

Sipas kësaj komunikate, transmeton koha.net, CNVP-ja është po ashtu e përkushtuar në modernizimin e sektorit të energjisë drusore, në rigjallërimin e ekonomive rurale, në financimin e projekteve për menaxhim më të mirë të pyjeve, si dhe në zgjerimin e zonave pyjore etj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një investim më i madh në prodhimtarinë e energjisë drusore mund të sigurojë rritje të pyjeve dhe mundësi të mëdha zhvillmi”, thuhet mes tjerash në komunikatën e CNVP-së.

Pyjet janë sistemi më i madh i biodiversitetit bilogjik në planetin tonë, si dhe streha e sigurt për mbi 80 për qind të të gjitha kafshëve dhe specieve që jetojnë në tokë. Rreth 1.6 miliard njerëz, përfshirë këtu më shumë se 2000 kultura indigjene, jetët e tyre i kanë në varësi të plotë nga pyjet. Pothuajse 900 milionë njerëz, kryesisht në vendet në zhvillim, janë të angazhuar në industrinë e energjisë drusore.

21 Marsi si Dita Botërore e Pyjeve, sipas një vendimi të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ka filluar të festohet që prej vitit 2013.