Adnan Rrustemi, Kryesues i Komisionit Zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje, raportoi për procesin e rezultateve të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje që u mbajtën dje për kryetar të VV-së.
Albin Kurti është zgjedhur kryetar i VV-së me mbi 10 mijë vota apo 33.83 për qind të votave të anëtarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNumri i përgjithshëm i anëtarëve me të drejtë vote ishte mbi 31 mijë e 350.
“Albin Kurti u zgjodh kryetar i VV-së. Rezultatet paraprake ishin për: 98.82%, kundër 0.61%, abstenim 0.57% dhe të pavlefshme 0.26%”, tha ai, raporton Koha.net.
Adnan Rrustemi, ka thënë se krahasuar me vitin 2015 kur ishte zgjedhur kryetar Visar Ymeri, është shënuar rritje e daljes në zgjedhje të partisë. Më 2015 kishin votuar 27,43 % të anëtarëve.
“Nga 2015 numri total është rritur për 60 për qind, ndërsa numri i anëtarëve mbi 100 për qind. Pra gjithsej 10 mijë e 606 të anëtarësisë së VV-së kanë dalë në zgjedhje”, tha Rrustemi.
Kujtojmë se dje ish-aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Teutë Rrusta, ka kritikuar partinë se po vonon numrin e anëtarëve të cilët morën pjesë në zgjedhjet e sotme për kryetar.