Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Themelohet Komisioni Disiplinor për kryeshefin ekzekutiv të ASK-së

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme, veç të tjerash, ka themeluar Komisionin Disiplinor për kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Po ashtu ka shqyrtuar propozim-vendimin për t'i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për anëtarë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Në mbledhjen e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin e propozuar nga ministri i Punëve të Brendshme për emërimin e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave. Mandati i drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent zgjatë pesë vjet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me vendimin e miratuar nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme është bërë plotësimi dhe ndryshimi i vendimit për përbërjen e Komisionit të Ankesave për të Huajt . Sipas këtij plotësim ndryshimi, Komisioni i Ankesave për të Huajt ka këtë përbërje:

1. Agron Gashi, Zyra e kryeministrit, kryesues

2. Zana Selimi, Ministria e Drejtësisë, zv/kryesues

3. Nexhat Llapaj, Ministria e Punëve të Brendshme, anëtar

4. Jeton Maliqi, Ministria e Punëve të Jashtme, anëtar

5. Zemire Limaj, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, anëtare

6. Valon Berisha, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, anëtar

7. Bashkim Shala, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, anëtar

Pas shqyrtimit të kërkesës së Agjencisë Kundër Korrupsionit, nga kabineti qeveritar është themeluar Komisioni Disiplinor për kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në këtë përbërje:

1. Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, kryesues;

2. Mahir Yagcilar, ministër i Administratës Publike, anëtar;

3. Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë, anëtar;

4. Arben Çitaku, sekretar i përgjithshëm i MMPH, anëtar;

5. Fitim Sadiku, sekretar i përgjithshëm i MPJ, anëtar.

Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe ka aprovuar vendimin për nismën e lidhjes së marrëveshjes me Bashkimin Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport –”Erasmus plus”.

Është miratuar vendimi për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga Ndërtimi i rrugës nacionale Prishtinë-Pejë, Segmenti Balincë - Pejë, komuna Malishevë, dhe vendimi për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit “Ndërtimi i rrugës rajonale Kërpimeh-Mitrovicë”, Zonat Kadastrale Revuq dhe Pakashticë e Poshtme të komunës së Podujevës.