11:03 Konfirmon Veseli: Specialja nuk procedohet në seancë të Kuvendit
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se më 25 janar do të jetë vazhdimi i seancës, e më pas vjen seanca e re.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi vepruar në bazë të rregullores. Iniciativa e 43 deputetëve i është dërguar për mendim Qeverisë, nuk pati nevojë me dalë askush prej mbledhjes”, tha Veseli, raporton Koha Ditore.
KTV raporton se Kryesia gjithashtu ka proceduar në komisionin për të drejtat e njeriut dhe peticione, peticionin e OVL-së së UÇK-së që ka kërkesë shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
10:58 Krasniqi thotë se PDK-ja shprehu qëndrimin e vet për Specialen
Memli Krasniqi nga PDK, pas vendimit të Kryesisë që nisma e deputetëve për shfuqizimin e Speciales t’i shkojë Qeverisë, ka folur për qëndrimin që e ka PDK-ja.
“Tashmë gjithçka ka marrë rrugën procedurale ligjore. Duhet të trajtohet, askush nuk mund ti mbyllë sytë para kësaj. Edhe proceduralisht ta marrë përgjigjen finale”, tha Krasniqi.
“Shumica dërrmuese e kanë nënshkruar iniciativën, e kanë shprehur qëndrimin. Do ta thërras mbledhjen e grupit, është edhe kryesia e partisë që merr qëndrime politike”, Krasniqi, raporton Koha Ditore.
“S’ka krizë në raport me ndërkombëtarët. Po respektojmë institucionet tona”, përfundoi ai.
10:50: Kryesia ia hedh topin për Specialen Qeverisë
Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se kryesia ka vendosur që nisma e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, t’i shkoj për shqyrtim Qeverisë së Kosovës, raporton KTV.
“Kryesia e kishte kuorumin dhe morëm vendim që nisma t'i shkoj për shqyrtim Qeverisë së Kosovës”, tha ai.
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se nga anëtarët e Kryesisë i vetmi që ka votuar ndryshe ishte Xhavit Haliti.
10:02 LDK braktis mbledhjen kur fillon diskutimi për Specialen
Kryetari i GP të LDK Avdullah Hoti, ka braktisur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit kur filloi diskutimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, raporton KTV.
“Në pikën e tretë u diskutua për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ne e lëshuam mbledhjen sepse kjo çështje është e dëmshme dhe rrezikon marrëdhëniet me ndërkombëtarët”, tha ai.
Hoti shtoi se mbledhja e Kryesisë po vazhdon ende.
“Qëndrimi ynë për Specialen dihet. LDK është kundër shfuqizimit. Ishte në rend dite edhe sot. Të shohim si do të vazhdojnë më tutje shumica parlamentare”, shtoi ai.