Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokurori Blakaj paraqet provat kundër Krasniqit

9:54 Prokurori Blakaj paraqet provat kundër Krasniqit

Prokurori i rastit Elez Blakaj, ka paraqitur provat kryesore kundër Shefqet Krasniqit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Provat sipas prokurorit bazohen nga marrja e deklaratave të Nasere Ademit dhe Minire Heta. Sipas prokurorit, Nasere Ademi do të dëshmoj për vajzën e saj e cila pas dëgjimit të ligjëratave të imamit Krasniqi, në këtë rast të pandehurit, ka ndërruar sjelljen duke u mbyllur në dhomë me muaj të tërë dhe pastaj edhe ka udhëtuar për në zonën e konfliktit, raporton KTV.

Gjithashtu sipas prokurorit dëshmitarja tjetër Minire Heta ka paraqitur prova se si djali i saj pas dëgjimit të ligjëratave i është bashkuar luftës në Siri e Irak. I njëjti para se të nisej është konsultuar me Krasniqin për të marrë mendim.

Prokurori gjithashtu po i paraqet edhe shmangiet e tatimit për një raport kontrolli të Administratës Tatimore e cila bazohet në shumë raporte ku konfirmohet se subjekti afarist "Porta" e cila ka shmangur tatimin mbi 20 mijë euro.

“Ekspertizën financiare lidhur me këtë çështje do ta paraqesim”, tha ai.


9:36 Imam Krasniqi s’e pranon fajësinë, në seancë mungojnë dy dëshmitarë

Ka nisur shqyrtimi gjyqësor ndaj Shefqet Krasniqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton KTV .

Imam Shefqet Krasniqi nuk e ka pranuar fajësinë për tri veprat që akuzohet.

Sot kur pritej të dëshmonte Minire Heta dhe Nasere Ademi asnjëra nuk është e pranishme.

Që të dyja sipas gjykatësit Beqir Kalludra, nuk kanë pasur qasje në telefon dhe se sipas tij ende nuk e dimë a i kanë marrë ftesat me postë për të dëshmuar gjatë kësaj seance.

I pranishëm është vetëm një dëshmitar tjetër.

Krasniqi akuzohet për nxitje të urrejtjes, shmangie të tatimit me çka ka kryer vepër penale.