Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Berisha thotë se Rama s’lejoi vendosjen e shtatores së Rugovës në Tiranë

Ish-kreu i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ka përkujtuar në 12-vjetorin e ndarjes nga jeta ish-presidentin Ibrahim Rugova, duke thënë se kryeministri aktual i Shqipërisë Edi Rama ka bllokuar vendosjen e shtatores së Rugovës në Tiranë.

Postimi i plotë i Sali Berishës në Facebook:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sot 12-vjetori i ndarjes nga jeta të presidentit Rugova!

Te dashur miq, sot është 12-vjetori i ndarjes nga jeta të presidentit legjendar, gjeniut vizionar të kombit shqiptar, arkitektit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Shqiptarët kudo në bote sot nderojnë me mirënjohje të pakufishme veprën e pavdekshme të presidentit Rugova, burrit të shtetit që shkriu jetën për Kosovën e lirë, të pavarur e evropiane, dhe për gjithçka që bëri për lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar.

Prej gati pesë vitesh, albanofobi Edvin Kristaq Rama, njeriu që ka vendosur në gjoksin e famziut Bregoviq çelësin e artë të kryeqendrës së vendit, ka bllokuar vendosjen e shtatores së presidentit Rugova në Tiranë, por Gandi i shqiptarëve, i Ballkanit dhe Evropës jeton përjetë në mendjet, në zemrat dhe lirinë e mbarë kombit tonë!