Sot ka përfunduar vizita e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë, vizitë kjo që erdhi pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Vizita e tij në Kosovë, ashtu siç raportuan edhe nga Policia e Kosovës, shkoi pa incidente.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI kënaqur me këtë është edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ka thënë se vizita e Vuçiqit, tregon se Kosova dhe Serbia duan përkushtim në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, ndërsa sjelljet e tilla civilizuese e tolerante tregojnë pjekurinë e qytetarëve të Kosovës.
Postimi i Hashim Thaçit në Facebook:
Duke përjashtuar disa nga deklaratat populiste, të cilat janë pothuajse të pashmangshme në vizita të tilla, vizita e homologut nga Serbia u përmbyll pa asnjë incident.
Kjo sjellje civilizuese dhe tolerante dëshmon pjekurinë tonë qytetare dhe shtetërore. Toleranca dhe mirëkuptimi duhet të mbesin parime udhëheqëse edhe kur janë në pyetje marrëdhëniet ndërshtetërore në rajonin tonë.
Duke u bazuar në këto parime, Republika e Kosovës do të vazhdojë me përkushtim dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, deri në arritjen e marrëveshjes historike për paqen dhe pajtimin.
Një marrëveshje e tillë është e domosdoshme, sepse ajo sjellë perspektivë të qartë për integrime euroatlantike për të dy shtetet.
Më vjen mirë që edhe homologu nga Serbia, gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës, ka theksuar disa herë rëndësinë e dialogut, si rrugën e vetme për normalizim dhe pajtim.
Prandaj, unë besoj që shumë shpejt do të vazhdojmë dialogun ndërshtetëror në nivelin më të lartë politik, të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të përkrahur fuqishëm nga SHBA-ja.