Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, tha se vizita që i bëri Kosovës presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është dëshmi se gjithë Serbia janë të bashkuar vetëm për t’iu ndihmuar serbëve në Kosovë.
“Serbët në Kosovë e Metohi e kanë mbështetjen e shtetit tonë Serbisë, ne bashkë do të luftojmë për mbijetesën e tyre”, ka thënë Gjuriq për Tanjug, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se pikërisht vrasja e Ivanoviqit, një akt i terrorit, bëhet me qëllim për të ndarë serbët dhe për t’i dëmtuar ata, por se sipas tij, serbët do të qëndrojnë të bashkuar.
Sot gjatë ditës edhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë se qëndrimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me serbët e Kosovës ka treguar se shteti serb nuk do të lëvizë nga Kosova.