“[Presidenti serb, Aleksandar] Vuçiq ka treguar se di si të ruhet sovraniteti i Serbisë dhe i serbëve në Kosovë e Metohi, por a e di Ambasadori i Francës se çka shkruan në marrëveshjen e Brukselit”, ka pyetur ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, duke i reaguar intervistës së sotme të Ambasadorit francez në Beograd, Frederic Mondoloni.
“A e di ai se Prishtina ende s’e ka formuar Asociacionin e komunave serbe dhe se po tenton ta zhbëjë gjykatën për krime lufte të UÇK-së para se të nis punën? Kur vetëm po flet për rrugët e së kaluarës, a e di ai se në Kosovë e Metohi, nga ardhja e bashkësisë ndërkombëtare, janë vrarë mbi njëmijë serbë dhe se për vdekjet e tyre askush nuk është përgjigjur”, ka thënë Vulin, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi thotë se Serbia nuk është koloni e as pronë tej-oqeanike.