Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fotogaleri nga homazhet pas vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, 12 vjet më parë

Presidenti i Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, Ibrahim Rugova, ndërroi jetë më 21 janar 2006 në orën 11:38 në rezidencën e tij në lagjen Velania të Prishtinës. Presidenti për disa muaj vuante nga kanceri në mushkëri.

Më 23 janar 2006, funerali me trupin e Presidentit Rugova u vendos në hollin e Kuvendit të Kosovës. Aty qytetarët kishin mundësinë t’i bëjnë homazhe Presidentit dhe t’i bëjnë nderimin e fundit për 3 ditë me radhë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Varrimi i Presidentit u bë të enjten më 26 janar 2006.

Kishte shumë delegacione zyrtare nga e tërë bota, miq të Kosovës. Ceremonia mortore u zhvillua në sallën 1 tetori në Prishtinë. Pastaj arkivoli u bart nga TMK tek varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania ku Ibrahim Rugovës iu bënë nderimet e fundit dhe aty gjeti vendin e përjetshëm.

E tërë ceremonia u bë me rite kombëtare.

Në varrim kanë marrë pjesë qindra mijëra qytetarë, ndërsa gjatë tri ditëve të homazheve përkundër temperaturave të ulëta (-15 C), radha e qytetarëve ka qenë shumë e gjatë.

Në ceremoninë e varrimit të Presidentit kanë marrë pjesë shumë delegacione botërore, si nga SHBA, nga shtete të BE-së, pastaj nga organizata të ndryshme, si OKB, NATO e të tjera.

Më poshtë ju sjellim një fotogaleri të kësaj dite, fotografi të shkrepura nga fotografët e "Kohës Ditore".

{gallery}