Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Presidenti Thaçi bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Presidenti i Kosovës, Hashin Thaçi, ka bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 12 vjetorit të vdekjes së tij.

Ai tha se po bëjnë nderime institucionale për kontributin dhe angazhimin e tij për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot është një ditë e veçantë për Kosovën, është përvjetori i vdekjes së presidentit Rugova. Jemi këtu për të bërë nderimet institucionale, shtetërore për kontributin dhe angazhimin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha ai, transmeton KP.

Përndryshe, Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.