Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Halimi: Kosova s’e meriton një kryeministër si Haradinaj

Ajnishahe Halimi, ish-anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje, që kohë më parë kaloi në radhët e partisë që e kritikoi më së shumti, në PDK, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, ndonëse partia e saj në nivel qendror ka koalicion qeverisës me partinë e Haradinajt, AAK-në.

Përmes një postimi në Facebook, Halimi thotë se nuk pajtohet në shumë gjëra me qeverisjen Haradinaj, ndërsa si kritikë e parë e saj ndaj Kryeministrit zë vend deklarimi i tij se ka para sa të dojë për pushime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Paraqitja publike dhe qasja kundrejt qytetarëve, e kryeministrit, është turp i madh. Nuk e kam menduar të tillë... Si nuk i erdhi turp të deklarohet para qytetarëve të tij të varfër, të sëmurë e me njëmijë nevoja elementare, se ka para sa të dojë për të shëtitur e fjetur në hotele superlukksoze?!”, shkroi Halimi.

Halimi ndërkaq thotë se Haradinaj e ka humbur kredibilitetin dhe se nuk i beson as për demarkacionin e as për Gjykatën Speciale.

“Nuk i besoj hip për punën e demarkacionit, Gjykatës speciale etj, të cilat i kundërshton me retorikë patriotike, sepse unë njeriut i besoj për shkak të veprimeve e jo të fjalëve! E, veprimet e tij janë në kundërshtim me patriotizmin”, tha ajo.

Në fund, Halimi tha se vendi ynë ka nevojë për një kryeministër tjetër.

“Ramush, Kosova nuk e meriton një kryeministër si ti”, përfundoi anëtarja e PDK-së.