Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj thotë se janë evakuuar nxënësit, autobusi i të cilëve ka rrëshqitur në Brezovicë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë të ketë angazhuar të gjithë mekanizmat e sigurisë së vendit për t’u dalë në ndihmë nxënësve të bllokuar në Brezovicë pasi që autobusi i tyre ka rrëshqitur si pasojë e reshjeve të dendura të borës gjatë ditës së sotme.

“Sot me të marrë lajmin se në Brezovicë një autobus me nxënës kishte rrëshqitur e disa autobus të tjerë ishin bllokuar nga te reshurat e mëdha të borës, u kam bërë thirrje për të intervenuar të gjithë mekanizmave të sigurisë së vendit”, ka thënë Haradinaj, raporton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, thotë Haradinaj, kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar nxënësit, si dhe kanë debllokuar rrugën.

“Të gjithë ata që morën pjesë në këtë operacion, i falënderoj për gatishmërinë dhe i përgëzoj për profesionalizmin e lartë”, u shpreh kryeministri i vendit.