Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje kapet duke keqpërdorur veturën zyrtare për zgjedhje partiake

Lëvizja Vetëvendosje i ka përdorur asetet e komunës për zgjedhjet brendapartiake që mbahen të dielën.

Drejtori i Bujqësisë në Mitrovicë, Ekrem Sadiku, shihet bashkë me një aktivist të kësaj partie duke futur material zgjedhor në veturën e nënkryetarit të komunës, Faruk Mujka, në një fotografi të siguruar nga emisioni Interaktiv i KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kohavisioni ka kontaktuar me nënkryetarin Mujka, por ai ka thënë se nuk është i vetëdijshëm që drejtori t’ia ketë marrë veturën e tij.

Së paku këtë nuk e ka bërë sot, sepse Mujka tha se e ka pasur veturën në posedim gjatë gjithë ditës.

Por nuk e mohoi që kjo të ketë ndodhur ditë më parë, megjithëse ka thënë se një gjë të tillë do ta diskutojë me drejtorin.

Albin Kurti është kandidati i vetëm për kryetar të kësaj partie.